Në shërbim të komunitetit të Shkodrës
OJF THE DOOR
Lagjia: Naim Gjylbegu
Rruga: Bujar Bishanaku, No.799
Shkoder
Albania
ph: +35522243729
fax: +35522243729
alt: +355 68 202 6559
thedoor
A. F. J. 2010
Date 21 Dhjetor 2010 ne ora 10.00 ne teatrin Migjeni, Shkoder
"Asnje Femije Jashte"
Eshte nje program festiv artistik festiv me femije për fëmije. Janë vete fëmijët e periferisë ata qe do te jene protagonistet e aktivitetit, janë fëmije P.A.K, fëmijë Rome e Egjiptiane, fëmijë te ngujuar, fëmijë jetim rezidencial ne institucioneve te përkujdesjes sociale dhe fëmijë te tjerë te cilët do te gëzojnë, këndojnë e valëzojnë duke sjelle vlera ne fusha te ndryshme te artit.
Arsyeja qe The Door realizon ketë aktivitet është për faktin e thjeshte se çdo vit këto grupe fëmijësh qe ne kemi lart përmendur nuk përfshihen ne mbrëmjet festive te organizuara nga qendra kulturore e fëmijëve për vete faktin qe buxhetet e tyre janë shume te limituara si dhe te gjithë pjesëmarrësit ne veprimtari te tilla janë nxënësit me shembullor ne sjellje dhe mësime.
Eshte krijuar nje tradite tashme qe aktiviteti ne fjale eshte kthyer ne nje aktivitet te pervitshem fale dhe angazhimit te bashkpunetoreve te The Door dhe mbeshtetjes financiare nga Bashkia Shkoder.
"AFJ" fokuson pikerisht ketë grup fëmijesh te cilët jo për fajin e tyre ‘’kane mbetur jashtë’’ veprimtarive kulturore dhe artistike qe realizohen ne Shkoder ne kuader te festave te fundviti.
Seshpejti do te publikojme programin e plote te aktivitetit.
Drejtues organizativ Lorenc Mosi, regjia Merita Smaja, drejtues muzike Gazmend Kraja.
Dhe kete vit sipas tradites programi do te filmohet nga Tv Rozafa dhe do te transmetohet per femijet ne naten e vitit te ri.
Kerkohen sponsor dhe bashkepuntore te tjere!
Ky program eshte mbeshtetur nga Bashkia Shkoder u realizua nga The Door ne bashkepunim me Teatrin Migjeni me date 29. 12. 2007 ne teatrin Migjeni ora 11.00-13.00.
Kane marre pjese te gjithe femijet qe jetojne ne insitucione, nga familje te varfera, femije te perfshire ne fenomenin e gjakmarrjes, femije p.a.k, femije me origjine egjiptiane, etj.
E vecanta: Protagonistet e kesaj shfaqje kane qene te gjithe perfaqsues nga vete grupet e femijeve te pranishem ne salle si spektator.
ASNJE FEMIJE JASHTE 2006
Eshte hera e pare qe organizohet nje aktivitet i tille me pjesemarrjen e femijeve ne nevoje ne qytetin e Shkodres.
Arsyeja qe The Door realizoi ketë aktivitet ishte fakti qe çdo vit këto grupe fëmijësh ne nevoje nuk përfshihen ne mbrëmjet festive te organizuara nga qendra kulturore e fëmijëve për vete faktin qe buxhetet e tyre janë shume te limituara si dhe te gjithë pjesëmarrësit ne veprimtari te tilla janë nxënësit me shembullor ne sjellje dhe mësime. Ne me anen e ketij aktiviteti percjellim mesazhe per te gjithe komunitetin, pushtetin lokal, komunitetin e biznesit per te bere me shume ne fushen e respektimin te te drejtave te femijeve nevojes se tyre per argetim dhe gjitheperfshirje.
Me date 29 Dhjetor 2006 ne aktivitetin social kulturor "Asnje Femije Jashte", i cili organizohet cdo vit tashme me mbeshtetjen e Bashkise Shkoder me femije te qytetit tone keto dy ekipe protestuan duke luajtur futboll dhe volejboll ne skenen e teatrit "Migjeni". Protesta synonte permiresimin e situates se palestres se shkolles e cila mbahej padrejtesisht e uzurpuar nga persona te cilet kishin pretendime pronesie mbi kete ndertese. Femijet kerkuan "clirimin e saj" dhe rikonstruksionin e saj sa me pare. Ne kete aktivitet ishte prezent dhe kandidati per kryetar Bashkie ne ate kohe Z. Lorec Luka. Ne fjalen e tij pershendetese per femijet e pranishem ne salle dhe pikerisht per nxenesit e shkolles 9 vjecare Azem Hajdari ai beri nje premtim. Premtimi i tij ishte qe palestra tu kthehej femijeve sa me pare.
Ne vitin 2007 me fonde e Bashkise Shkoder behet i mundur rikonstruksioni i palestres se re se shkolles.
Organizuar nga The Door
me mbeshtetjen e Bashkise Shkoder
AFJ 2010
Seshpejti me shume informacion!
AFJ 2010
Seshpejti me shume informacion mbi festimet me rastin e 5-se vjetorit te aktivitetit! Do te marrin pjese:.......
AFJ 2009
Te ftuar ne kete aktivitet i ftuar special eshte "Product 28"Pervec kengeve nga repertori i tyre, ato do te kendojne sebashku me femijet me aftesi te kuafizuar, Trupen Muzikore "The Door-Albania", Besmir Sulen, "Grupin e Valleve nga Komunteti Egjiptian dhe Grupin "Ne kendojme, Ne luajme", Ne vallzojme ne kengen "Edhe ti Vlen", kompozuar nga kompozitori i ri Jetmir Mehmeti.
Kjo kenge i kushtohet djaloshit Shkodran Besmir Sula.
Erkand Qerimaj, kampioni i botes ne peshengritje do te dhuroje autografe per femijet e "Shtepise se femijes shkollor"dhe do te jete i pranishem ne skene per te bere pershendetje dhe dhene mesazhin e tij per femijet e pranishem ne sallen e Teatrit Migjeni Shkoder.
TV Rozafado te filmoje dhe transmetoje kete aktivitet ne valet e saj me date 1 Janar 2009.
AFJ 2008 do te shperndaje cmime per te rritur qe kane kontribuar me pune ne dobi te femijeve dhe femije te dalluar gjate vitit 2008.
Do te kete dhe supriza te tjera....
AFJ 2007
Te ftuar special ishte kllouni Ledion dhe grupi i tij "the Family" nga Tirana te cilet kane performuar me numra humori e shpejtesie per te pranishmit.
Vioresin Sinani, futbollisti i mirenjohur i ekipit Vllaznia ka dhene autografe me foto per femijet e shtepise se femijeve.
Programi eshte shfaqur nga TV Rozafa naten e vitit te ri dt 31 Dhjetor 2008 ne ora 19.00.
Te ftuar te tjere nga fusha e sportit, artit e te tjere.
Te ftuar te tjere:
Z. Lorenc Luka, Kryetari i bashkise Shkoder.
Atrida Ferketi, dretore ne Drejtorine Rajonale te Arsimit Shkoder.
AFJ 2006
Te ftuar special kane marre pjese ne kete aktivitet Kllouni i mirenjohur Met Selimi ngaTirana i cili ka performuar numra humori e shpejtesie per te pranishmit.
Ka pershendetur femijet ne salle kengetarja e njohur e muzikes popullore Shkodrane Mukades Canga dhe Ersi Baxha.
Banda muzikore per persona me aftesi te kufizuar performon per here te pare ne skenen e teatrit Migjeni.
Ka drejtuar spektaklin Rosela Gjylbegu e cila e ka nderthurur drejtimin me kenge kushtuar femijeve.
Programi eshte transmetuar nga TV Rozafa naten e vitit te ri.
Te ftuar te tjere nga fusha e sportit, artit e te tjere.
Mbeshtetesit e aktivitetit kane qene Qarku Shkoder, Ambasada e mbreterise se Norvegjise ne Tirane dhe Maltezer.
ky aktivitet eshte mbeshtetur nga Z. Lorenc Luka, Kryetari i Qarkut Shkoder.
Copyright 2014 OJF THE DOOR. All rights reserved.
OJF THE DOOR
Lagjia: Naim Gjylbegu
Rruga: Bujar Bishanaku, No.799
Shkoder
Albania
ph: +35522243729
fax: +35522243729
alt: +355 68 202 6559
thedoor