Filmi ''Levizim pa barriera''
Filmi ''Levizim pabarriera'' eshte shfaqur ne valet e TV Rozafes eshte ndjekur me mjaft interes nga publiku Shkodran.
Filmi eshte realizuar vullnetarisht nga Z. Pellum Sula gazetari prane ''Zerit te Amerikes'' dhe Ardi Sulo, student, i cili ka realizuar montazhin.
Autoret ne film kane trajtuar me shume kujdes temen e personave me aftesi te kufizuar, sfidat e tyre, si dhe kane vene nje fokus te vecante ne perfshirjen e tyre ne jeten e komunitetit qe ata i perkasin.
Filmi trajton ceshtje e problematika te ndryshme te P.A.K ku si protagoniste te vete filmit jane vete ato.
Ata flasin vete mbi eksperiencat e mrekullueshme qe ato kane perjetuar dhe lehtesite ne levizje si pasoje e pajisjes me mjete te ndryshme levizese nga The Door.
Filmi eshte ne dy gjuhe ne Shqip dhe ne Norvegjisht.
Stafi i The Door shpreh falenderime dhe mirenjohje per te gjithe ato qe moren pjese ne realizimin e ketij filmi, si personat me aftesi te kufizuar, stafin qe punoi per pergatijen e tij dhe Z. Gac Koka, sipermarres i TV Rozafes per transmetimin e tij falas per publikun Shkodran.