OJF THE DOOR
Lagjia: Naim Gjylbegu
Rruga: Bujar Bishanaku, No.799
Shkoder
Albania
ph: +35522243729
fax: +35522243729
alt: +355 68 202 6559
thedoor
SHERBIMET E NDIHMES PSIKO-SOCIALE PER GRATE DHE FEMIJET
Sherbimet sociale qe ofrohen
Sherbimet psikologjike
Nje vend te vecante i kemi kushtuar Dhunes ne familje. 55 % e klienteve tona vuajne fenomenin dhune, ne format e ndryshme te saj, fizike, psikologjike, emocionale, disa kercenohen per divorc, te tjera per marrjen e femijeve etj.
Psikologet trajtojne ne menyre individuale keto kliente, por edhe ne grupe. Rol pozitiv kane luajtur bisedat ne grup dhe trajnimet e bera me teme mbi dhunen. Vlen te permendim se 30% e tyre kane filluar te pranojne fenomenin, kjo eshte faza e pare e zgjidhjes se problemit: te ndergjegjesohen dhe te kerkojne te lehtesojne sadopak gjendjen e krijuar, te mos lejojne dhunen mbi ta ose mbi femijet. Ata kane filluar te ngrene krye dhe te kerkojne te jene pjese ne vendimmarrjet e familjeve te tyre dhe te mos pranojne te jene objekt i dhunes. Ne i kemi njohur me te drejtat e tyre dhe me ligjin e ri te hyre ne fuqi ne Qershor 2007.
Pervec me grate, disa here kemi bere biseda edhe me bashkeshortet e tyre, duke i folur per raste te ndryshme e per pasojat qe dhuna sjell edhe tek femijet, gjithmone per te arritur ne zvogelimin e permasave te dhunes.
Vlen te permendim edhe pjesmarrjen e klienteve tona ne Diten Kunder Dhunes ndaj Grave me 24 Nentor ne Kinema Millenium, te organizuar nga shoqatat: Hapat E Lehte, The Door, Gruaja te Gruaja dhe CSDC per sensibilizimin e opinionit mbi fenomenin Dhune.
Sherbimet shendetsore
Juristja ka perfunduar afatin e kryerjes se sherbimeve ne qender, pasi ka qene vetem per 6 muaj, por ajo vazhdon te na ndihmoje vullnetarisht, kur klientet tane kane nevoje per sherbime ligjore.
Aktivitetet argetuese me femijet:
Organizohen aktivitete te vazhdueshme me femijet 6-14 vjec. Aktivitetet organizohen brenda e jashte Qendres. Organizojme lojra nga me te ndryshmet si ato krijuese (me plasteline, vizatime te ndryshme, lojra me kuba, puzzle etj), si simbolike ashtu dhe lojra me rregulla dhe me top (basketboll, volejboll, futboll), shume te pelqyeshme per femijet e sidomos per djemte, duke zhvilluar edhe ndeshje sportive me ekipet e me te rriturve.Aktiviteti i ketij grupi perqendrohet ne trajtimin e ndjekjen ne dinamike te femijeve e nenave qe frekuentojne qendren, kjo e bazuar ne planet e detajuara te cdo muaji.
Aktivitete te tjera shtese mundesohen nga Shoqata The Door. Si te tilla mund te permendim:

Femije kliente te qendres ne liqenin e Shkodres.
Target grupi:
Grate dhe familjet me risk:
o Grate e abuzuara dhe te varfera,
o Grate e varfera , te papuna.
o Grate kryefamiljare, me shume femije dhe te varfera.
o Grate subjekt i dhunes familjare
o Grate qe jetojne ne kushte te veshtira ekonomike / te pa puna
o Grate qe vuajne fenomenin e gjakmarrjes.
Femije ne risk
o Femije te abuzuar.
o Femije qe kane braktisur shkollen ose/ ne rrezik per ta braktisur ate.
o Femije qe jetojne ne familje ne varferi ekstreme dhe kushte te veshtira.
Qendra e Hapur Ditore ne mbeshtetje te femijeve, familjeve dhe grave me vulnerabel eshte nje bashkepunim trepalesh bazuar ne Projektin “Shperndarja e Sherbimeve Sociale” ndermjet Bashkise Shkoder, Bankes Boterore dhe Qendres: “The Door“.
Sherbimet ofrohen prane Shkolles Veterinare, ne lagjen Kiras dhe ne ndertesen e re tek Shtepia e Foshnjes, Shkoder. Qendra eshte e hapur cdo dite nga e Hena ne te Premte, nga ora 8.00-13.00.
Stafi qe ofron sherbime ne kete qender perbehet nga 2 punonjes sociale Kastriot Faci, Rudina Kruja; 2 psikologe: Arlinda Bilali, Jeta Xhabija; 2 doktore Dr. T.Sokoli, Dr. M. Shpori dhe 1 juriste , Av.L.Mandia.
Nepermjet Qendres Hapur Ditore ofrohen sherbime te cilat sigurojne mbeshtetje sociale, psikologjike, emocionale, ligjore, mjeksore, profesionale dhe nje sere sherbimesh per grate dhe femijet ne nevoje per te pakesuar problemet e ndryshme, qe ato hasín perdite, duke parandaluar situata me te renda si dhe te gjejne zgjidhje te problemeve te tyre familjare.

Date 19.06.2008-Shperndahen falas per klientet gjalp i shkrire donacion nga Norwegian aid ne bashkepunim me Mills, Svein Johansen
Copyright OJF The Door Shqiperi- All rights reserved
OJF THE DOOR
Lagjia: Naim Gjylbegu
Rruga: Bujar Bishanaku, No.799
Shkoder
Albania
ph: +35522243729
fax: +35522243729
alt: +355 68 202 6559
thedoor