OJF THE DOOR

                                                                         themeluar e mbeshtetur finaciarisht nga

                                                                     
 

 

OJF THE DOOR
Lagjia: Naim Gjylbegu
Rruga: Bujar Bishanaku, No.799
Shkoder
Albania

ph: +35522243729
fax: +35522243729
alt: +355 68 202 6559

"Shkolla e Hapur", Shkolla 9 vjecare Azem Hajdari

Foto Z. Nils Hening Hundvedt, kryetari i Bashkisë së Horten.
Te shtunen me date 24.08.2008 ne ora 10.00 u organizua Kupa e Hortenit 2x45 ne solidaritet me Shqiperine. Moren pjese rreth 300 femijeje nga ekipet e futbollit te komunes se hortenit e cila ka rreth 20000 banore. Ky aktivitet u organizua ne kuader te javes se festimeve te 150  vjetorit te bashkise se Hortenit. Fillimisht u ndane zonat e grumbullimit te parave, kovat metalike, si dhe grupet e femijeve te shoqeruar me nje te rritur prind si dhe uniforma e cila ishte nje fanele e bardhe me inicialet 2x45 Solidaritet per Shqiperine dhe logon e Norvegjian Aid dhe te nje hoteli I cili kishte mbuluar prodhimin dhe stampimin e bluzave. Read more..... Lexo me shume.....


Gazetat Norvegjeze shkruajn per fushaten 2x45 solidaritet per Shqiperine http://www.gjengangeren.no/article/20080825/SPORT/51989657/1008/SPORT


Gazetat Norvegjeze shkruajn per fushaten 2x45 solidaritet per Shqiperine http://www.gjengangeren.no/article/20080825/SPORT/51989657/1008/SPORT

 


Gazetat Norvegjeze shkruajn per fushaten 2x45 solidaritet per Shqiperine http://www.gjengangeren.no/article/20080825/SPORT/51989657/1008/SPORT

 

http://www.gjengangeren.no
Fjala pershendetese me rastin e fushates 2x45 Solidaritet per Shqiperine. Read me.....lexo me shume.....

  Donacioni i Asbjorg Stine ne fondin e projektit    "Open School"

Vullnetare te Kiwanis nga Norvegjia dhurojne per projektin:

1 Piano

1 Televizor

1 Sterio

1 Kompakt disk

1 Tarabuk

Znj.  Asbjorg Stine, Kiwanis club Frederikstad Glomma dhuron shumen prej 240 Euro, e cila eshte donacioni i pare ne cash ne realizimin e ketij projekti.

Eshte parashikuar qe keto para do te perdoren per te vendosur rrjeta ne dritaret e palestres te sapo rikostruktuar .

 

Kush do te jene partneret e projektit

Projekti do te zbatohet nga THE DOOR ne bashkepunim me stafin e shkolles 9 Vjecare Azem Hajdari. 

Mbeshtetesit e projektit


Bashkia Shkoder- Lorenc Luka

Drejtoria Rajonale e Arsimit Shkoder- Atrida Ferketi

Banka Raiffeisen- Dega Shkoder- Lirije Vorfa

Vullnetare te The Door dhe organizata te tjera....

Informacion per projektin "Shkolla e Hapur" Lexo me shume...

Me shume per projektin Open-School project" : Lexo ketu...


 

Foto nga e majta Z. Astrit Dervishi, ish drejtor shkolle, Z. Astrit Ahmetaga, drejtori i shkolles, Z. Lorenc Luka, Kryetar i bashkise Shkoder,  Pjeter Smajli, staff i DAR -Shkoder, Kastriot Faci- The Door dhe nxenes se shkolles.


 Kush eshte Azem Hajdari?


 

Azem Hajdari lindi më 11 mars 1963; vdiq më 12 shtator 1998, ishte një politikan shqiptar. Azem Hajdari është një nga figurat më të spikatura të politikës së viteve 1990 deri në 1998-ën. Ai ishte një ndër aktivistët kryesorë të lëvizjes studentore në ’90. Hajdari lindi më 11 mars të viti 1963. Ai ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë. Azem Hajdari ishte një nga ndihmësit e kryeministrit të ri, Sali Berishës. Por, përveç jetës politike në vitin 1995, Azem Hajdari ka qenë edhe president i klubit sportiv Vllaznia madje, edhe president i Federatës së Arteve Marciale. Pas vdekjes, presidenti i vendit tonë e dekoroi me titullin “Nderi i kombit”. Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, i dorëzoi familjes së tij medaljen e artë “Lidhja e Prizrenit”.

Xhama e shishe jane vendosur mbi mur per te siguruar qe askush nuk do te hyje...

Ejani dhe ju per te kontribuar ne shembjen e tij me dt. 1 Tetor 2008
A duhen hequr barrierat "mbrojtese"???


Jo në të gjitha rastet por është fakt por ndeshemi me të cdo ditë, bëhet fjale për një vete izolim të panevojshëm për kohën që jetojme të ambjenteve shkollore nga femijet e komuniteti. I tillë është dhe rasti i shkolles 9 vjecare Azem Hajdari. Hyrja e kësaj shkolle i ngjan një objekti të rëndesisë së vecante. Muri disa metra i larte me disa copa xhamash në majë të cilat nuk mjaftojnë por shoqërohet dhe me një rrjetë teli gardian mbi një metër të bëjnë të mendosh këtë. Jetojmë në vitin 2008, a duhet të ekszitojnë vallë kjo panaramë? Sigurisht që si cdo gjë që e ka një shkak dhe ky mur u ndërtua për të mbrojtur shkollën nga mësymjet barbare te vitit 1997. Ne mendojmë se i ka ardhur momenti që ky mur të shëmbet në emër të hapjes së kesaj shkollë, pikerisht hapjes e përdorimit të saj nga fëmijet, gjë e cila i shërben progresit e mirëqënies së tyre e krejt shoqerisë.

Kastriot Faci

Kjo dere i ngjan nje objekti te rendesise se vecante, mungon vetem tabela....


 

“Open-School project"     

eshte projekti me i ri qe The Door ne bashkepunim me DAR Shkoder, Bashkine Shkoder dhe me Norwegian Aid kerkon te ndermarre brenda vitit 2008.

Ky projekt konsiston ne hapjen e shkolles per aktivitete jashteshkollore per femjiet e zones rreth shkolles Azem Hajdari.

Projekti eshte ne fazen e planifikimit dhe eshte parashikuar qe te kerkohen fonde si brenda ashtu dhe jashte vendit.

2x45 solidaritet per Shqiperine

Partneri strategjik Norwegian Aid po punon qe javen e 32 te vitit te organizoje diten e solidaritetit per Shqiperine me femije nga 9 ekipe te futbollit ne qytetit e Hortenit te komunes Borre.

Sipas Z. Bjorn Lindvig ate dite femijet do te dalin gjate gjithe dites ne  te gjithe qytetin dere me dere per te grumbulluar para te cilat do te perdoren per realizimin e ketij projekti ne Shkollen 9 vjecare Azem Hajdari.

The Door gjithashtu po punon ne mireplanifikimin e ketij projekti pilot dhe po bashkepunon ne gjetjen e burimeve te tjera lokale e kombetare mjaft te nevojshme ne realizimin e kesaj inisiative.

Copyright OJF The Door Shqiperi- All rights reserved

 

 

 

 

OJF THE DOOR
Lagjia: Naim Gjylbegu
Rruga: Bujar Bishanaku, No.799
Shkoder
Albania

ph: +35522243729
fax: +35522243729
alt: +355 68 202 6559