OJF THE DOOR
Lagjia: Naim Gjylbegu
Rruga: Bujar Bishanaku, No.799
Shkoder
Albania
ph: +35522243729
fax: +35522243729
alt: +355 68 202 6559
thedoor
Dy fjale rreth neshTë dashur miq! Miresevini ne faqen tone te internetit!
Mirënjohja ime u drejtohet të gjithë atyre që mundësuan ngritjen e një ure të re komunikimi mes nesh.
Tashmë projektet tona do të mund të monitorohen dhe vlerësohen nga komuniteti edhe përmes një dritareje që reflekton arritjet e reja të teknologjisë.
Ne mendojme qe te jemi sa me prane jush, prane njerezve ne nevoje.
Kjo do të rrisë përgjegjësinë tonë të përbashkët per nje bashkepunim me te mire dhe për një mirëmenaxhim të burimeve, përmirësim të cilësisë së shërbimeve tona.
Manager
Kastriot Faci
Pak histori...
The Door eshte themeluar nga ndihma bujare e popullit Norvegjez ndermjet organizates Norwegian Aid (Norsk Nodhjelp) ne vitin 1996. Me ndyshimet dhe pershtatjen me ligjin e ri The Door eshte riregjistruar si qender ne gjykaten e rrethit gjyqesor Tirane me numer vendimi 123/1 me date 20. 04. 2007.
Qe nga fillimi i veprimtarise se saj The Door ka qene nje dere e hapur per te gjithe njerezit dhe institucionet ne nevoje ne qarkun e Shkodres, ne veriun e Shqiperise.
Ajo ka punuar gjithmone duke patur ne fokusin e saj femijet dhe familjet e tyre.
Ne fillimet e veta The Door ka dhuruar ndihma per familje e per istitucione te ndryshme ne Shkoder ne bashkepunim me organizata te tjera nga Norvegjia.
Nga viti 1999 e ne vazhdim The Door e ka zgjeruar veprimtarine e saj dhe ne stafin a saj tani numeron nje numer te konsiderueshem vullnetaresh dhe te punesuarish. Ishte pikerisht kriza Kosovare te ciles The Door ju pergjigj menjehere duke asistuar me ndihma ushqimore dhe higjenike si dhe me sherbime sociale per femijet e traumatizuar nga lufta ne Kosove.
Per tu njohur me shume me The Door jeni te lutur te vizitoni me ne brendesi sitin tone te internetit.
Nese ju jeni te interesuar per te marre me shume informacion mos nguroni te na shkruani ose te na kontaktoni ne numrat tane te telefonit.
Ju faleminderit per viziten tuaj.

Ne baze te ligjit nr 9355, dt. 10.03.2005 “Per ndihme dhe sherbimet Shoqerore, i ndryshuar me vendim te VKM nr 564 dt. 12. 08.2005 “ per licensimin e ofruesve te sherbimeve shoqerore”, i ndryshuar dhe te udhezimit te ministrit te Punes, Ceshtjeve Sociale, dhe Shanseve te barabarta Nr. 90/1 dt. 16.01.2006 “ Per proceduren e organizimit te Komisionit te Licensiomit te ofruesve te sherbimeve te perkujdesjes shoqerore” The Door pajiset me license.
31 Janar 2008 30 Janar 2011 eshte afati kohor i licenses se firmosur nga vete Z. Koco Barka, Minister i Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseva te Barabarta.
Kjo license eshte ne nje perputhje te plote dhe me Planin Strategjik te organizates sone 2008-2011 i cili u realizua me asistencen e Partneret Albania gjate vitit te kaluar.
Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseva te Barabarta jo vetem e njeh organizaten tone por njekohesisht e lejon ate te punoje ne fushen e perkujdesjes sociale.
Gama e kesaj license lejon ofrimin sherbimeve sociale tip qendre, aktivitete keshilluese per njerezit ne nevoje dhe promovimin e talenteve te reja ne fushen e personave me aftesi te kufizuar.
Do you understand Albanian?
If not, please use this link to translate this web page in your language....
NIPT: K46823026U
Ju mund te kontriboni duke dhuruar per THE DOOR- ALBANIA
Për donacione, numri i llogarisë së The Door pranë bankës Pro-Credit Dega Shkodër:Ne Lek 60-009633-03-01
Ne Euro 60-009633-02-02
tare e Futbollit per turneun e pare futbollistik per femra kliko qe te lexosh me shume
OJF THE DOOR
Lagjia: Naim Gjylbegu
Rruga: Bujar Bishanaku, No.799
Shkoder
Albania
ph: +35522243729
fax: +35522243729
alt: +355 68 202 6559
thedoor